PS: Jo mё zgjedhje pa lista e pa sistem elektoral
Kryetari i Partisё Socialiste Edi Rama ka kёrkuar mbledhjen e menjёhershme tё komisionit pёr Reformёn Zgjedhore, qё sipas tij ka dёshtuar nё kёtё pikё. Nё njё konferencё pёr shtyp nga selia rozё, zoti Rama e cilёsoi Reformёn Zgjedhore si tё dёshtuar dhe ftoi mazhorancёn qё nё mёnyrё konsensuale tё nis punёn pёr tё. Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk paragjykon asnjё sistem elektoral, por duhet qё shqiptarёt tё kenё njё sistem funksional qё tё nxjerr Shqipёrinё nga lista e zezё e vendeve qё nuk mund organizojnё zgjedhje sipas standarteve evropiane. Ai tha se nё vitin 2009 nuk mund tё ketё mё zgjedhje pa lista, pa sistem zgjedhor. Nuk do tё lejohen shpikje allashqiptare. PS ёshtё e vendosur tё jap kontributin e saj pёr reformёn zgjedhore, pёr tё shmangur krijimin e parlamenteve qё nuk pёrfaqёsojnё votёn e shqiptarёve., tha ai.