PS: Jo numërimit elektronik të votave në qarkun e Fierit
TIRANE- Partia Socialiste kërkon kthimin tek numërimi i fletëve me dorë në Qarkun e Fierit. Përfaqësuesi i saj ligjor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj deklaroi dje se realizimi i numërimit elektronik nga kompania spanjolle “Indra” po shkon drejt dështimit. Sipas tij është e paarsyeshme të përdorësh një teknologji, që numëron 5 mijë fletë votimi për 8 orë.
Ai ka bërë të ditur se opozita ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe një raport ku konstatohen 30 defekte të procesit të numërimit elektronik, duke kërkuar një testim të dytë të teknologjisë dhe në rast, se përsëriten të njëjtat probleme, duhet hequr dorë nga numërimi elektronik në Fier.
“Ne vërejtëm gjëra të cilat nuk shkojnë për shtat të kërkesës për të patur një rezultat të shpejtë sepse në fund të fundit ky është projeksioni kryesor i numërimit elektronik. Gjatë testimit ne mbajtëm shënim vërejtjtet tona të cilat ja kemi paraqitur zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të reflektuar dhe për të organizuar një mundësi të dytë. Në rast se dhe në testin e dytë do të verifikohen të njëjtat probleme, pra që për 5 mijë fletë votimi të numërohen për 8 orë atëhere kuptoni që nuk besoj se është interesi i procesit për ta menaxhuar në këtë formë”, - deklaroi Gjonçaj në një prononcim për “Vizion Plus”.
Sipas PS, me anë të numërimit me dorë, grupet e numërimit mundësojnë një proces më të shpejtë. Një tjetër detaj që sipas PS rrëzon numërimin elekronik të votave është edhe mënyra e palosjes së fletëve të votimit. Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar po dje se së shpejti do të ketë një vendimmarrje për Fierin dhe në rast se hiqet dorë nga përdorimi i teknologjisë atëherë do të kalohet tek numërimi me dorë, një vendim ky i cili merret me 4 vota. Pavarësisht vërejtjeve te Partisë Socialiste dështimi i numërimit elektronik është paracaktuar që në momentin e miratimit të fletës së votimit, pasi KQZ miratoi një model me 42 parti ndërkohë që janë regjistruar 67 parti të cilat do të garojnë në 23 qershor.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)