E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dogji makinën për Shën Valentin, e kërcënon prapë: Do të të djeg ty

TIRANE- "Do të të djeg edhe ty si makinën..." Kështu e ka kërcënuar ish-të dashurin e saj, 30-vjeçarja Dorina R., e cila i dogji makinën për ditën e Shën Valentinit ish-të dashurit, por pa u mjaftuar me kaq. 

Burime nga policia bëjnë me dije se tri ditë më parë, Dorina e ka kërcënuar sërish ish-të dashurin e saj. Policia ka pasur arsye për ta marrë seriozisht denoncimin e Adriatik Sh. Kjo, pasi 30- vjeçarja, Dorina R., ka qenë arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje apo për kanosje me jetë të ish-bashkëshortit për kujdestarinë e vajzës. 

Burime nga policia bëjnë me dije se pasditen e të martës në një lokal tek kompleksi i pishinave pranë Liqenit Artificial, 30-vjeçarja ka shkuar në tavolinën ku ka qenë ulur Adriatiku dhe e ka kërcënuar. Sipas kallëzimit në polici, mësohet se Dorina R. e ka kanosur me fjalët për jetën "se si të dogja makinën, do të të djeg edhe ty", kërcënim që ka angazhuar seriozisht forcat e policisë. 

Dorina ka vetëm pak kohë që u lirua nga policia. 30-vjeçarja u arrestua në Rinas pak ditë pas Shën Valentinit, pasi dyshohet se i dogji mjetin tip "Shevrolet", ish-të dashurit të saj, Adriatik Sh. Ngjarja u shënua pranë komisariatit numër 2, në kryeqytet në shkurt të këtij viti. Fillimisht u fol se shkak ishte mungesa e vëmendjes dhe e dhuratave nga i dashuri për Shën Valentinin. Sipas policisë, Dorina ishte nxehur se pse i dashuri i saj nuk i kishte bërë dhuratë për ditën e të dashuruarve, duke i djegur makinën, bashkë me të cilën u dogj dhe një mjet tjetër ngjitur me "Shevrolet"- in. E lënë e lirë nga prokuroria për shkatërrimin e makinës, sipas policisë, Dorina nuk ka ndenjur e qetë. Burimet nga policia bënë me dije se 30- vjeçarja është shpallur në kërkim për t'u marrë në pyetje rreth pretendimit të kallëzuesit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›