PS: KQZ i vë vulën procesit zgjedhor të deformuar
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj tha sot gjatë një konference për shtyp se, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vuri vulën një procesi totalisht të deformuar, proces i cili u karakterizua nga standarde të një demokracie të munguar dhe ku pushteti vendos fituesin pavarësisht vullnetit dhe votës së qytetarit”.
“ PS nuk do të njohë asnjë rezultat të deformuar zgjedhor sepse ajo nuk mund të pranojë deformimin e nesërm të të gjithë institucioneve derivuese nga vota e shqiptarëve”, pohoi më tej Gjonçaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit ku rezultoi se koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" është fitues i këtyre zgjedhjeve.
Sipas vendimit të publikuar nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, rezulton se në zgjedhjet e 28 qershorit koalicioni "Aleanca e ndryshimit" ka fituar në total 712.745 vota ose 46.92 % që përkthehet në 70 mandate, koalicioni "Bashkimi për ndryshim" ka marrë 687.484 vota ose 45.34 % dhe 66 mandate, ndërsa koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" është fitues i 84.707 vota, ose 5.56% që kthehet në 4 mandate.