PS KQZ vegel e Berishes

Një ditë pas vendimit të KQZ-së për Referendumin për Ligjin e
Mbeturinave, opozita akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është
bërë vegël e Berishës.
Partia Socialiste, përmes deputetit Blendi Klosi, shprehu mbeshtetje per shoqerine civile dhe garantoi se pas ardhjes ne pushtet do ta shfuqizoje kete ligj.
Me vendimin e djeshëm, KQZ e Arben Ristanit tregoi edhe njëherë se për të mbrojtur interesat grabitqare të pushtetit, nuk pyet as për Kushtetutë, as për ligj e aq më pak për vullnet të qytetarëve. Duke përdorur të njëjtat makinacione, abuzime, arrogancë e injorancë që e kanë kthyer KQZ në institucionin më famëkeq e të diskretituar në llumin e një pushteti tërësisht të diskretituar në sytë e publikut, Arben Ristani praktikisht shumëzoi me zero vullnetin e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë dhe kërkesat e përsëritura të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë për të lejuar mbajtjen e referendumit për ndalimin e importit të plehrave.Partia Socialiste siguron jo vetëm grupin nismëtar për mbështetje maksimale që ky vullnet referendar i qytetarëve të zakonshëm të realizohet, por edhe çdo qytetar të këtij vendi se vendimi i parë pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme do të jetë anulimi i këtij ligji, që për interesa të pushtetit synon ta kthejë Shqipërinë në një kosh plehrash", tha Klosi.