E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë familjet e dëmtuara

Deputeti i PS-së në qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli ka kërkuar sot nga qeveria të dëmshpërblejë familjet e dëmtuara nga përmbytjet në veri të vendit.
"Në emër të të gjitha familjeve të dëmtuara, që kanë humbur shtëpi dhe të mbjella, në emër të të gjithë atyre që sot vuajnë pasigurinë e të nesërmes, i kërkojmë Sali Berishës të nisë menjëherë dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara", u shpreh ai.
Sipas tij nuk mund dhe nuk do të ndodhe dy herë në Lezhë që të premtohen dëmshpërblime dhe më pas të dëmtuarit të harrohen.

"Sali Berisha ta lerë teatrin, bashkë me Jozefinën, por të dëmshpërblejnë shqiptarët dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj katastrofe. Dëmshpërblimi të mos gjendet nga paratë e shqiptarëve, të cilët po e paguajnë shumë shtrenjtë nga xhepat e tyre paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e Berishës, por nga xhepat e majmur të oborrit", theksoi deputeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›