E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajç, niveli i ujit arrin pikën kritike

Rëndohet situata në komunën Dajç në Shkodër. Niveli i ujit ka arritur në pikën kritike. Në rrezik është argjinatura e lumit Bunë në Samrisht. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga banesat e tyre.
Edhe kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një konference për shtyp i ka bërë apel banorëve të zonave të përmbytura në veri të evakuohen. "Thirrja ime për banorët e komunës së Bushatit, Ana e Malit dhe Dajçit është të evakuohen dhe dalin jashtë zonës së rrezikut", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›