PS: Kërkesat e minatorëve legjitime, qeveria të ndërhyjë

Partia Socialiste reagoi sot në lidhje me situatën e krijuar në Bulqizë duke ofruar mbështetjen e saj për minatorët ndërsa ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e situatës në minierë.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Arben Ahmetaj i ka cilësuar si të drejta dhe legjitime kërkesat e minatorëve të Bulqizës ndërsa i ka bërë thirrje ministrisë së ekonomisë të ndërhyjë institucionalisht për zgjidhjen e situatës në minierë.
“PS mbështet kërkesat legjitime dhe i kërkon METE e Ministrisë së Punës të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës tejet të rënduar. METE i ka të gjitha insturumentat ligjorë dhe institucional të detyrojë ACR të zbatojë kontratën koncensionare që përfshin bërjen e investimeve që kanë vite që mungojnë në atë minierë” ka theksuar Ahmetaj.