E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI:Nuk do të bashkëpunojmë me PS-në

Lëvizja Socialiste për Integrim u ka dhënë fund zërave për një bashkëpunim të mundshëm të saj me PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke deklaruar nuk do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste dhe se do të vazhdojë të kontribuojë në qeveri.

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka deklaruar se LSI-ja nuk do të bëhet palë me PS-në dhe nuk do t`i shërbejë tekave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për tu bërë kryeministër i vendit.
 

Gjithashtu Luan Rama ka theksuar LSI-ja është kundër ndryshimeve kushtetuese pasi sipas tij Kushtetuta nuk mund të ndryshojë sa herë që ndryshon mendje kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.
 

Sipas tij ndryshimet kushtetuese u bënë qëllimisht për të larguar LSI-në dhe sipas tij këto gabime nuk mund të kalohen vetëm duke kërkuar ndjesë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›