PS, Kodheli: Berisha reagoi turpshëm ndaj kritikave të BB
“Na vjen turp për reagimin e shëmtuar, sa qesharak aq rrëqethës, të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së Bankës Botërore për menaxhimin e konsideruar skandaloz të projektit të bregdetit”- ka deklaruar PS, përmes një deklarate të zëdhënëses Mimi Kodheli.
TIRANE- Partia Socialiste akuzoi Kryeministrin Berisha se ka njollosur vendin me reagimin e turpshëm pas kritikave të Bankës Botërore. Zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli tha se, për të fshehur të vërtetën, Berisha ia faturon problemet Bankës Botërore dhe opozitës.
“Na vjen turp për reagimin e shëmtuar, sa qesharak aq rrëqethës, të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së Bankës Botërore për menaxhimin e konsideruar skandaloz të projektit të bregdetit”- është shprehur Kodheli gjatë një deklarate për mediat.
Ndër të tjera, PS ka bërë të ditur se qeveria në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e gabuar të projektit, përpiqet të dalë e larë duke ja hedhur fajin opozitës.
“Menaxhimi skandaloz lidhet me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha dhe me njësinë e menaxhimit të projektit të drejtuar nga dhëndri i Kryeministrit. Kush ka sy shikon. Kush ka vesh dëgjon”.-ka vazhduar më tej zëdhënësja e Partisë Socialiste.
(e.n/Balkanweb)