OSSH: Premton furnizim 24/orë me energji për qytetarët
Drejtori i përgjithshëm i OSSH gjatë analizës së ecurisë së punës për muajt janar-shkurt 2009 ka evidentuar disa nga problemet e këtij institucioni, ndërsa ka garantuar se qytetarëve shqiptarë nuk do t’ju mungojë energjia elektrike.
TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka garantuar qytetarët se do të bëjë furnizimin e tyre 24 orë me energji elektrike, ndërsa do të ndërhyjë sa më shpejt për të zgjidhur çdo avari të mundshme. Deklarata ka ardhur nga kreu i OSSH-së Sait Dollapi, gjatë analizës së ecurisë së punës për muajin janar dhe shkurt të këtij viti.
“U garantojë të gjithë qytetarëve se strukturat e OSSH-së, do të qëndrojnë në gadishmëri të plotë teknike 24/orë për të furnizuar normal me energji qytetarët dhe bizneset shqiptare” -tha drejtori i Përgjithshëm i OSSH, Dollapi
Ndërkohë kreu i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka vënë në dukje se gjatë kontrolleve në terren janë vërejtur shkelje për të cilat OSSH, do ti drejtohet Prokurorisë që të merren të gjitha masat për zbatimin e ligjit.
“Gjatë kontrollit në terren janë konstatuar 466 abonentë privat dhe familjarë të cilët abuzojnë me energjinë elektrike. Për të gjithë këta OSSH-ja ka nis dokumentacionin drejt Prokurorisë për ndjekje penale për zbatimin e ligjit për energjinë elektrike” tha më tej Dollapi.
Dollapi gjithashtu theksoi se tha se gjatë kontrolleve janë gjetur shkeljet e 61 punonjësve, 21 prej të cilëve do të ndiqen penalisht. (a.r/news24/balkanweb)