Veriu dhe verilindja e vendit bllokohen nga dëbora
Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë bllokuar veriun dhe verilindjen e vendit. Rënia e dy orteqeve ka bllokuar aksin rrugorë Fierzë-Qafë Mali, ku kanë mbetur të bllokuara për 3 orë, 17 automjete. Edhe në aksin Kukës-Rrëshen ka vështirësi kalimi.
PUKË/ TROPOJË/ KUKËS- Reshjet e dëborës kanë izoluar veriun dhe verilindjen e vendit. Në Shkodër në qytet dëbora ka arritur 50 cm trashësi ndërkohë janë bllokuar totalisht komuna Vermosh dhe komuna Shkrel te Malësisë së Madhe. Ndërsa në Dukagjin janë të bllokuara komunat, Shale, Shosh dhe Pult. Dëbora e rënë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm ka qenë në formën e stuhisë duke bërë që të ketë dëmtime të shtyllave të tensionit të lartë e për pasojë 90 për qind e qarkut të jetë pa energji elektrike.
Ndërkohë në trekëndëshin Pukë-Tropojë-Kukës, Qafa e Malit për shkak të orteqeve të mëdha të borës shpesh kemi bllokime automjetesh. Për rreth tre orë 17 automjete mbetën të bllokuara për shkak të orteqeve. Udhëtarët shpesh ankohen se nuk po merret asnjë masë për të hapur rrugët dhe për të normalizuar situatën. Në Tropojë është e bllokuar komuna Lekbibaj, ku kreu i kësaj komuna Gjovalin Gjeloshaj beri thirrje ne televizionin “News24” për të marrë masa urgjente, pasi situata shfaqet alarmante. Në Pukë, janë disa komuna të bllokuara, po ashtu edhe në Kukës, në komunat Zapod dhe Arrëz, trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër. Në Mirditë, korrespondenti ynë raporton se janë të bllokuara komunat Fan, Sang, Kurbnesh etj ku trashësia e borës ka kaluar 1 m. Ndërsa në akset kryesorë si Aksi Rrëshen-Qafë Ben dhe Rrëshen-Kurbnesh, mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë. Po ne aksin Rrëshen- Kalimash mësohet gjthashtu se u bllokuan rreth 15 automjete të rënda të firmës “Bektel-Enka” për shkak të dëborës.
Pothuajse e njëjta situatë shfaqet edhe në qarkun e Dibrës. Komunat Maxukull dhe Xibër në Mat, Kalaja e Dodës dhe Lura në Peshkopi, por edhe komuna Zerqan në Bulqizë shfaqin problem për banorët të cilët japin alarmin për situatë emergjente. Trashësia e borës këtu është rreth 70 cm, ndërsa akset kombëtar janë të kalueshëm vetëm me zinxhir. Dëbora ka arritur 25 cm edhe në rrethin e Krujës, ndërsa nuk shënohen akse kombëtarë problematikë. (a.r/news24/balkanweb)