PS Kodheli OSBE/ODIHR te zgjase misionin e vezhgimit

Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli ne daljen publike te ores akuzoi KQZ per mungesen e transparences dhe i beri thirrje misionit te OSBE/ODIHR qe te zgjase misionin e tij deri ne daljen zyrtare te rezultateve.
Edi Rama dhe Partia Socialiste e kane fituar bindshem Bashkine e Tiranes. do perpjekje per te prekur voten eshte e kote. I bejme thirrje vezhguesve qe te qendrojne te pranishem deri ne perfundim te procesit te numerimit. tha Kodheli.
Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli ka dale ne nje konference per shtyp ku ka folur me rezultatet e deritanishme zgjedhore. Kodheli tha se Pjesemarrja e tyre teresisht e pazakonte per zgjedhjet vendore por aspak befasuese per ne sepse keto zgjedhje jane kuptuar nga qytetaret ashtu sic jane ne fakt thellesisht politike ka sjelle edhe nje fitore te gjere te Aleances per te Ardhmen qe sipas te gjitha gjasave do te shkoje duke u thelluar u shpreh Kodheli. Lidhur me rezultatin per Bashkine e Tiranes Kodheli tha se ne 33 qendra te numeruar Rama kryeson me nje diference prej 10 te votave. Deputetja e PS vecoi si fakt domethenes fitoren e PS-se ne disa pika te rendesishme dhe bastione te se djathtes.
Para pak mbaroi numerimi ne Himare eshte vulosur fitorja ne Rreshen Tepelene Erseke Permet Sarande Gramsh e Krume te Hasit. Jemi ne rrugen e fitores ne Elbasan Vlore Korce Fier Lushnje Gjirokaster nderkohe qe procesi i numerimit sapo ka nisur edhe ne Durres dhe Pogradec ku pritet gjithashtu fitore tha Kodheli. Ajo u shpreh se Berisha pervecse ka humbur zgjedhjet nuk arriti ti realizoi ato me standarde dhe beri thirrje qe te mos pengohet procesi i numerimit.
Zoteri Ke humbur zgjedhjet ke humbur edhe standardet. Tani eshte koha te ndalesh zvarritjen e padenje te procesit te numerimit ne Tirane ku njerezit tane kane pritur gjithe naten per te kryer detyren ndaj qytetareve e ligjit duke numeruar pa humbur kohe cdo vote kurse njerezit e asaj qe u quajt Aleanca per Qytetarin kane braktisur rendom detyren e tyre. Zgjedhesit meritojne ta dine shpejt e sakte rezultatin e votes se tyre. Kjo zvarritje e qellimshme eshte fyese per ta dhe e padenje per vendin tone ne syte e komunitetit nderkombetar tha Kodheli