E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace thirrje mbeshtetesve te PS Te mblidhemi te Vasil Shanto

Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace u beri thirrje mbeshtetesve te Partise Socialiste qe te grumbullohen ne qendren e numerimit ne shkollen Vasil Shanto atje ku po numerohen votat e Njesise Bashkiake nr. 5.

Gjate kesaj daljeje publike Brace beri te ditur edhe situaten e votive per Tiranen deri ne keto momente pak pas ores 22.00 ku rezulton se kandidati Edi Rama ka fituar 28 674 vota karshi kandidatit Lulzim Basha qe ka fituar deri tani 26 709 vota. Ka nje diference prej te pakten 1165 vota ne favour te Rames ne Tirane.

Deputeti socialiste Erjon Brace ne nje prononcim direkt per mediat beri me dije se Partia Socialiste do te publikoje rezultatet pas numerimit te cdo kutie. Sipas Braces kjo vjen pasi Arben Ristanin nuk e beson me njeri sepse po ben nje pune kriminale. Erjon Brace vuri ne dukje mungesen e transparences pasi KQZ nuk i publikon rezultatet ne kohe reale.

Kandidati fitues Edi Rama deri tani ka marre nje numer votash prej 19608 kundrejt kandidatit humbes Lulzim Basha me 18129 vota. beri te ditur Brace.

Erjon Brace theksoi se per shkak te problematikes se siper permendur Partia Socialiste eshte e detyruar te publikoje rezultatet per cdo qender numerimi here pas here.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›