PS: Korrupsioni zhvillohet nën bekimin e Berishës
Me anë të një komunikimi, deputeti i opozitës, Artan Gaçi është shprehur se korrupsioni është kthyer në arsyen e vetme të ekzistencës së këtij pushteti të grabitur.
“Refuzimi i Sali Berishës për t’u prononcuar për abuzimet marramendëse të Ministrit të Ekonomisë është prova më e dukshme se korrupsioni 1.8 milion eurosh i Dritan Priftit, dhe korrupsioni i të gjithë familjarëve e kushërinjve të këtij pushteti zhvillohet nën bekimin dhe patronazhin e kryeministrit”, është shprehur ai të shtunën.