E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni takon ambasadorët e Francës dhe Italisë në OKB

Ministria e Jashtme e Kosovës bën të ditur se këto takime janë zhvilluar në kuadër të fushatës me partnerët e shteteve të pesëshes, që kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Në takimet me ambasadorin e Francës në OKB, Gerard Araud dhe atë të Italisë, Gian Lorenzo Cornado, ministri Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së.

Sipas njoftimit, ministri Hyseni ka zhvilluar edhe dje takime të shumta me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë OKB-së nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ku ka folur në lidhje me Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka ripërsëritur thirrjen për njohje të shtetit të ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›