Shqipëria marrëdhënie edhe me Principatën e Andorrës
Gjatë takimit, ministri Jashtëm andorras, u shpreh se “jam shumë krenar për faktin që vizita juaj është e para e një ministri të Jashtëm shqiptar në Andorra dhe kjo përbën një datë historike për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Kjo vizitë do të shërbejë si një pikënisje në zhvillimin e raporteve midis Shqipërisë dhe Andorrës në të ardhmen”.
Në bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve që u zhvilluan në selinë e qeverisë së Principatës së Andorrës të dy ministrat ranë dakord në konkretizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushat me interes të përbashkët si turizmi, bankat, mjedisi, infrastruktura etj., nëpërmjet krijimit të një kuadri të plotë ligjor.
Pala shqiptare do të përgatisë projektet e marrëveshjeve dypalëshe në secilën nga fushat e përmendura.
Ministri Meta e informoi homologun andorren lidhur me progresin e bërë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, liberalizimin e shpejtë të vizave dhe përfitimin së shpejti të statusit të vendit kandidat.
Ministri Meta e informoi homologun andorren lidhur me situatën në rajon dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në marrëdhëniet me të gjithë vendet e rajonit. Ai u shpreh vendimi i ditëve të fundit i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës do t’i shërbejë forcimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.