E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ perfundon rinumerimin e votave per rrethin e Mirdites

Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijon për të dytën ditë rinumërimi i kutive të Qarkut Lezhë, Partia Socialiste kërkon nga Kolegji Zgjedhor, shpalljen të pavlefshme të rinumërimit të votave jo vetëm për Lezhën, por edhe për Qarkun Shkodër. Por, mendimet janë krejt të ndryshme mbi ligjshmërinë e vendimit të KQZ. Komisioneri Klement Zguri thotë se gjatë procesit të rinumërimit janë konstatuar deformime të mëdha dhe të qëllimshme sipas tij në rezultate. Deformime në një qendër votimit janë vënë re edhe në dëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, votat e të cilës janë llogaritur për socialistët. Gjetjet gjatë procesit të rinumërimit, sipas Zgurit duhet të gjejnë përgjigje në reformën e ardhshme zgjedhore. Por, përfaqësuesi i LSI-së, thotë se ligji është i mirë dhe se parregullsitë vijnë nga njerëzit. Nga rezultatet e deritanishme, në Qarkun e Lezhës, koalicioni i djathtë merr 4 mandate për deputet, ndërkohë që të majtët ndahen, 2 mandate për PS dhe një për LSI. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi paradite numërimin e kutive të qarkut të Lezhës. 248 kuti të këtij qarku dhe 417 të qarkut të Shkodrës do të duan të paktën një javë për t’u numëruar nëse do të mbahet ritmi i deritanishëm. Në KQZ janë ngritur 8 grupe numërimi dhe deri tani janë hapur 111 kuti. Nuk janë vërejtur parregullsi domethënëse nga përfaqëseusesit e partive politike. KQZ vendosi hapjen e kutive të qarkut të Lezhës pasi rinumëroi 10 kutitë me manipulim në tabelen e rezultatit.

Qarku Lezhë, mbeten 74 kutitë e Kurbinit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të kutive të votimit të Qarkut Lezhë, ka rinumëruar 63 kuti votimi të KZAZ-së 14, që i takon rrethit Mirditë. Deri më tani, KQZ ka numëruar në total 174 kuti votimi dhe i mbeten 74 kuti në Qarkun Lezhë. Nga konstatimet e rinumërimit deri tani, janë vërë re deformime të rezultatit në pak qendra votimi. Nga procesi i rinumërimit, koalicioni i djathtë merr 4 mandate dhe ai i majtë tre mandate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›