E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: LSI ta harrojë se mund të vjedhë vota, tani nuk ka më as shqiptarë që e votojnë

Tiranë, 7 gusht, NOA Nëse Lëvizja Socialiste për Integrim, mendon se mund të fitojë diçka duke vjedhur vota si në zgjedhjet e 2009-tës në Ndroq, ta harrojë.

Ky ka qenë reagimi i mbërritur nga selia rozë sot ndaj forcës politike të majtë në qeverisje me Partinë Demokratike, LSI-së, ndaj deklaratave të kësaj të fundit se ajo nuk ka treguar objektivitet me qëndrimet e saj dhe me këto veprime, po dëshmon se është përfaqësuese e politikës së vjetër.

Eshtë e kuptueshme frika e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga vota e shqiptarëve, tha zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj.

Duke e argumentuar këtë me faktin se sipas saj, së pari, LSI tradhëtoi dhe gënjeu votuesit e majtë duke mbajtur në pushtet Berishën.

Së dyti, sepse premtoi 100 mijë vende pune dhe vetëm gjatë vitit të parë të pushtetit PD-LSI kanë humbur 100 mijë shqiptarë vendet e tyre të punës, shtoi më tej ajo.

Duke përfunduar se çka është më e rëndësishmja, në derexhenë ku e ka zhytur ekonominë shqiptare Saliu nuk ka më shqiptar që voton as për të e as për aleatët e tij.

Ndërkaq, ditën e sotme, përmes një deklarate për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka thënë publikisht se sjellja armiqësore ndaj LSI e ka lënë PS në opozitë në dy zgjedhje të përgjithshme.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28282-ps-lsi-ta-harroje-se-mund-te-vjedhe-vota-tani-nuk-ka-me-shqiptar-qe-e-voton-","title":"PS: LSI ta harrojë se mund të vjedhë vota, tani nuk ka më as shqiptarë që e votojnë ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›