PS Ledi Shamku Berisha po u vjedh arsimtareve edhe diten e festes

Deputetja socialiste Ledi Shamku e ka quajtur te turpshem faktin qe edhe ne diten e Festes se Mesuesit femijet perdoren ne mitingjet e Saliut njesoj si ne diktature. Ajo tha se ky eshte nje abuzim i kryeministrit i cili po u vjedh mesuesve diten e tyre te festes.
Sali Berisha nuk e ka harruar zakonin e vjeter. Njesoj si Enver Hoxha qemoti Saliu vazhdon te abuzoje me nxenes studente e arsimtare here duke i detyruar ata te mbushin sallat e sheshet e mitingjeve te partise-pushtet e se fundi duke abuzuar edhe me diten e festes se arsimtareve. Vetem regjimi i Sali Berishes mund te flase perpara nxenesve e arsimtareve me ate gjuhe urrejtjeje qe nuk e gjen kund ne boten demokratike. Vetem Sali Berisha mund tu vjedhe arsimtareve diten e tyre te festes per tu folur kunder opozites. Duhet te jesh realisht i pafytyre qe te dalesh e te besh propagande dhune e urrejtjeje perpara femijeve. Dhe duhet te jesh Sali Berisha qe tu flasesh per arritje e investime arsimtareve te cilet flaken ne rruge nese hapin gojen kunder regjimit te Saliut apo nese refuzojne te marrin pjese ne mitingjet e tij.
Shamku shtoi se keto jane arsye edhe me te forta per tiu bashkuar protestes perpara Kryeministrise me date 8 mars.
Ti themi ndal ketij palo kryeministri qe tanime nuk ndalet me as perpara abuzimit me femijet tane qe i sheh arsimtaret si kope per te mbushur sallat e sheshet e i detyron te ulin koken e te mbyllin gojen perpara abuzimeve te pushtetit e te militanteve.
Deputetja e PS-se tha me tej se ceshtjet e arsimit dhe arsimtareve do te jene prioritet i Partise Socialiste. Zhvillimi i arsimit dhe kthimi i dinjitetit te arsimtareve qe kryejne nje mision kaq fisnik ne kushte kaq te veshtira jane prioritetet e Partise Socialiste sepse ndryshe nga regjimi qe sundon sot ne jemi te vetedijshem se permes arsimimit kalon e ardhmja e Shqiperise. Ne ju urojme sot te gjithe arsimtareve gezuar diten e dijes. Ne i falenderojme sot te gjithe arsimtaret per mundin qe vijojne ta derdhin perdite. Ju themi se bashke te gjithe bashke do ta clirojme arsimin nga hekurishtet mbytese te Saliut.