Pas hapjes se fushates Berisha premton rruge te reja e rritje rrogash

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike kreu i saj dhe njekohesisht kryeministri i vendit Sali Berisha foli per rruget qe qeveria e tij parashikon te ndertoje ne vend.
Njesoj si 3 vjet me pare edhe ne hyrje te kesaj fushate zgjedhore para qytetareve shqiptare vijne premtimet per vepra te medha ne fushen e transportit. Kam kenaqesine te informoj qytetaret e Beratit Lushnjes Skraparit e Shkodres se Ministria e Puneve Publike do te hape tenderin per prokurimin e rruges Lushnje-Berat dhe bypassin e Shkodres.
Me date 3 u shpall fituese kompania qe do ndertoje tunelin e Kerrabes kete jave qeveria miraton dhe sjell ne parlament marreveshjen me Banken Islamike per nje kredi prej 200 milione dollaresh. Punimet e tunelit fillojne ne prill i cili eshte segmenti me nevralgjik i korridorit 8 dhe boshtit te Jugut tha Berisha.
Berisha foli me detaje ne lidhje me bypassin e Shkodres duke e cilesuar ate si zgjidhjen perfundimtare per permbytjet e pervitshme ne Shkoder. Ne do te prokurojme bypassin e Shkodres qe eshte konceptuar si vepra shpetimtare e Shkodres nga permbytja. E kemi shnderruar ne nje dige te vertete e cila do ti jape mbrojtjen me maksimale qytetit te Shkodres nga permbytja. Se bashku me argjinaturen dhe nderhyrjen ne derdhjen e Drinit ne Bune do te sigurohet mbrojtja e qytetit te Shkodres nga permbytja.
Me tej Berisha tha keto vepra qe do te ndertohen si dhe rritja e pagave dhe pensioneve nuk jane gje tjeter vecse pasoje e luftes se suksesshme te korrupsionit duke premtuar nje rritje tjeter e cila sipas tij do te jete me e madhe se ajo e vitit 2006.