E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Ligori: Largohen specialistët, emërohen militantët

Sipas deputetes Shega Ligori, ky urdhër është në kundërshtim me ligjin dhe statusin e nëpunësit civil. “Rezulton se specialistët që dolën në listën e pritjes u ishin nënshtruar një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit dhe, një pjesë e tyre, kishin kryer kualifikime pasuniversitare të fushës. Duket se ky ishte sulmi i rradhës i antishtetit për të hequr qafe edhe ata pak nëpunës që kishin mundur të mbijetonin nga spastrimet e mëparshme”, theksoi ajo.

Ligori shtoi se largimet nuk janë bërë për reformë, pasi në vend të tyre janë emëruar militantë të Partisë Demokratike. “Nxjerrja e specialistëve në fjalë në listën e pritjes i kushton taksapaguesve shqiptarë 21 milion lekë të reja në vit. Kjo gjendje paligjshmërie bëhet edhe më dramatike, teksa përditë dalin në dritë fakte të provuara se Ministri Nishani filloi, të nesërmen e largimit të tyre, rekrutimin e nëpunësve të rinj, me kontrata të përkohshme individuale”, tha më tej ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›