E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti i Kilit bën ditën më të shkurtër

Tërmeti që goditi Kilin ishte i madhësisë 8.8 ballë të shkallës rihter dhe tronditi të gjithë botën. Madje, sipas shkencëtarëve të NASA-s si pasojë e këtij tërmeti koha e rrotullimit të tokës rreth vetës, pra dita, është shkurtuar.

Sipas llogaritjeve të shkencëtarit të NASA-s Richard Gross tërmeti shkaktoi një lëvizje rekord të tokës në aksin e saj, prej 7.6 centimetrash. Kjo solli që rrotullimi i tokës rreth vetes të zvogëlohet me 1.26 mikrosekonda.

Sipas kërkimeve të NASA-s tërmeti i Sumatras prej 9.1 ballësh në vitin 2004 hapi rrugë për shkurtim me 6.8 mikrosekonda dhe lëvizje të rruzullit tokësor në aksin e tij me 7 centimetra.

Po si është e mundur që edhe pse tërmeti i Kilit nuk ishte aq i fuqishëm sa ai i Sumatrës solli një rrëshqitje më të madhe në aksin e tokës?

Për këtë qendra kërkimore e NASA-s bazohet në dy arsye. E para, duke qenë se Sumatra është më afër Ekuadorit ndikimi mbi aksin e tokës pakësohet. Arsyeja e dyta, është se çarja që solli tërmeti i Kilit në krahasim me atë të Sumatras është në një drejtim me kënd të drejtë më qendrën./cnn/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›