E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Lulzim Basha po blen votat në Tiranë

TIRANË- Partia Socialiste akuzoi sot kandidatin e Aleancës për qytetarin për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha se po blen votat e kryeqytetasve.

Deputetja Ledi Shamku, tha se pasi Luli i Saliut që firmosi shitjen e detit, që posdeon shtatë pasaporta,  tani ka dalë të blejë vota me miell, njësoj siç bënte Berisha dikur.

Duke akuzuar Lulzim Bashën se nuk i nje tiranasit, Shamku tha se tiranasit nuk kanë jetuar kurrë me lëmoshë, as në kohën e Enverit, dhe nuk do të jetojnë as në këtë kohë të Saliut të Enverit.

Në 8 maj tiranasit do ti japin Saliut dheLulit të Saliut humbjen e thellë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, sepse më 8 maj e vetmja rrugë është Edi Rama dhe Partia Socialiste- tha Shamku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›