E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande kercenohet me jete kandidati Stefan ipa dhe 2 djemte e tij

Nje incident i rende ndodhi mbreme vone ne nje lokal ne lagjen nr. 4 te Sarandes ku u kercenuan me arme kandidati socialist per bashkine e Sarandes Stefan ipa se bashku me dy femijet e tij Jorgo e Marko ipa.

Sipas rrefimit qe jep per Shekullin bashkeshortja e kandidatit Stefan ipa ne lokalin Jesa dy femijet e kandidatit e saj njeri 17 e tjetri 23-vjec se bashku me dy moshatare kane qene duke pare ne nje prej dy televizoreve te lokalit nje ndeshje futbolli.

Ne nje moment Markoja instiktivisht ka kthyer koken ne televizorin tjeter ku ne tavolinen poshte monitorit kane qene disa persona si kliente te zakonshem. Ne nje moment nga kjo tavoline eshte ngritur dikush qe nga familjaret eshte identifikuar si i ardhur nga Tirana me nje xhip me targa te huaja disa ore para mitingut te kryeministrit Berisha ne Sarande dhe qe eshte shoqeruar me disa zyrtare vendas.

Nderkohe ne kete tavoline eshte degjuar qe dikush duke folur ne telefon ti kete thene nje tjetri Hajde se ketu jane Ky person ka kapur Marko ipen ne koke duke e mberthyer me pellembe dhe ia ka drejtuar me force koken nga televizori tjeter duke i thene kercenueshem Shiko andej.

Ne kete moment mes tyre ka shperthyer nje debat deri ne momentin kur personi ne fjale i ka nxjerre pistoleten djalit te kandidatit duke e kercenuar me fjalet Do ju vrasim Me pas ne lokal ka mberritur kandidati Stefan ipa i njoftuar per situaten e rende te femijeve te tij dhe kerkon te sqarohet me personin kercenues.

Por dhe ipes ai i ka drejtuar pistoleten. Por ka qene nderhyrja e shume personave te atyshem qe ngjarja nuk ka agravuar me tej.

Policia

Personat mes te cileve ka qene dhe individi qe ka kercenuar jane shoqeruar per disa ore ne polici por sipas familjareve te ipes ata jane liruar pa asnje pasoje. Ndersa
bashkeshortja e ipes denoncon per gazeten Shekulli ate qe e konsideron te qenit pale e policise me personin qe ka kercenuar dhe shoqeruesit e tij.

Sipas saj policia ka tentuar te ndryshoje deshmine e te birit per ngjarjen ne fjale gje te cilen ajo e ka konstatuar vete. Djali ka thene se ngjarja ka vetem motive politike ndersa policia ka tentuar ta ndryshoje ne deklaraten zyrtare duke shkruar se sipas deshmise se Marko ipes ai nuk mund ta percaktoje motivin.

Dyshimet

Sipas familjareve te kandidatit Stefan ipa personi qe ka kercenuar ka qene nen shoqerine e te vellait te drejtorit te urbanistikes se Sarandes. Sipas tyre dy femijet jane shembull ne shkolle per edukaten dhe formimin qe kane dhe kurre nuk u ka ndodhur te jene perplasur me dike qofte dhe per shkaqe moshe. Ata thone se ngjarja ka sfond te paster politik pasi te fitosh Saranden do te thote te fitosh mbi disa monopole ku vecohet ai i ndertimit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›