PS, Manjani: Berisha dhe drejtësia, të papajtueshëm
Një ditë pas publikimit të raportit të Bashkimit Europain për drejtësinë në Shqipëri, PS ka theksuar se kritikat kundër qeverisë në këtë aspekt nuk dëgjohen për herë të parë.
TIRANE- Një ditë pas publikimit të raportit të Bashkimit Europian për drejtësinë në Shqipëri, Partia Socialiste ka theksuar se kritikat kundër qeverisë në këtë aspekt nuk dëgjohen për herë të parë. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore, Ylli Manjani u shpreh se PS ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm në lidhje me ndërhyrjet politike të kryeministrit në cështjet ligjore por sipas tij Berisha u është përgjigjur kritikave me sulme ndaj sistemit gjyqësor.
“Shqetësimit tonë Sali Berisha i është përgjigjur me rritjen e sulmeve ndaj gjyqsorit duke bërë që ky i fundit sot të përceptohet nga shqiptarët gjithnjë e më pak i besueshëm. Për shkak të politikës së mbrapshtë të Sali Berishës në menaxhimin e shërbimeve ligjore, sot gjykatat janë më tepër fiksion sesa realitet juridik” theksoi Manjani.
Ndërkaq PS deklaron se “kryeministri Berisha ka shkatërruar cdo element të pavarsimit të sistemit të drejtësisë, duke futur politikën e tij në cdo dosje gjyqi apo hetimi”.
Ndër të tjera Manjani ka deklaruar se qeveria ka 4 vjet që prodhon vetëm legjislacion anti kushtetues dhe anti demokratik.
“Që prej shtatorit 2005 e deri më sot, qeveria e Sali Berishës ka prodhura me shumicë legjislacion anti kushtetues e anti demokratik. Ligjet e Sali Berishës, anashkaluan hapur në disa raste pushtetin gjygjsor, me qëllimin e vetëm që të rrinin pushtetin e tij personal” theksohet në deklaratën e sekretarit ligjor të Partisë Socialiste. (e.n/Balkanweb)