Prok e Tiranës: Krimi në rritje, policia nuk bashkëpunon
Prokuroria e Tiranës evidenton rritje të krimit kundër personit, pronës dhe vjedhjes gjatë 2008. Në analizën e saj, prokurori Genti Xholi, ka hedhur akuza ndaj policisë për mos bashkëpunim, duke veçuar pushimin e disa çështjeve.
TIRANE- Viti 2008 ka shënuar rritje të krimit kundër personit, pronës dhe veçanërisht vjedhjet me dhunë, faktet janë bërë publike gjatë analizës 1 vjetore të Prokurorisë së Tiranës, ku prokurori Genti Xholi veçoi pushimin e shumë çështjeve pasi policia nuk sjell prova.
“Gjatë këtij viti në Prokurorinë e rrethit gjyqësorë Tiranë janë regjistruar 6989 kallëzime penale, të cilat kanë ardhur në përqindje më të madhe nga policia e shtetit. Në krahasim me një vit më parë janë regjistruar 168 kallëzime më shumë. Nga shqyrtimi i tyre është vendosur për shqyrtim 469 raste dhe mos fillimi për 2061 raste ku aktualisht 259 kallëzime janë mbartur për vitin 2009. Në krahasim me vitin 2007 është rritur me 468 numri i atyre rasteve ku është vendosur mos fillimi i procedimit penal. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e vëmendjes më të madhe që është ushtruar për mos studim dhe verifikim të materialit kallëzues”- u shpreh Prokurori Xholi në fjalën e tij.
Ndërkaq korrupsioni në administratë vazhdon të mbetet shqetësues duke parë numrin e lartë të çështjeve penale të regjistruara.
Prokurori Xholi tha se “përsa i përket veprave penale për të cilat janë regjistruar procedimet, rezulton se vepra më e përhapur është ajo korruptive në detyrë. Ndaj 165 procedime të përfunduara 137 procedime i përkasin atyre korruptive në detyrë ”
Në analizën 1 vjetore të Prokurorisë së Tiranës ishte e pranishme dhe Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama. (a.r/news24/balkanweb)