Rreshjet dëmtojnë linjat e tensionit, pa energji disa qytete
Moti i keq nuk ka kursyer edhe linjat e tensionit të lartë, duke lënëndisa qytete pa energji elektrike. Për shkak të këtij defekti, kanë mbetur pa energji, Kukësi, Tropoja, Bulqiza, Kurbneshi dhe Librazhdi. Lajmi konfirmohet nga OST.
TIRANE- Rreshjet e dendura të rëna papushim gjatë ditës së sotme, kanë dëmtuar linjat e tensionit të lartë duke lënë pa energji elektrike disa qytete të vendit. Burime nga Operatori i Sistemit të Transmetimit bëjnë të ditur se për shkak të defekteve të shkaktuara si pasojë e motit të keq, mungon energjia në Kukës, Tropojë, Peshkopi, Bulqizë, Kurbnesh dhe Librazhd.
Ndërkohë, mësohet se po punohet për rregullimin e defekteve por kushtet e vështira të motit vështirësojnë ndjeshëm punën. (e.n/Balkanweb)