E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Me akuza te vjetra nuk e sprapsni dot luften per transparence

Pas deklaratave te Partise Demokratike kunder deputetit socialist Fatmir Xhafaj ne nje reagim te saj selia roze e cilesoi akuzen si nje akuze te vjeter te leshuar edhe kohe me pare perdrejt Fatmir Xhafajt.

E ulet vulgare dhe si perhere e genjeshtert zoti Berisha. Ju jeni hajduti qe bertet kapeni hajdutin deklaroi ne nje konference per shtyp anetarja e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Megi Ajtyresa.
Duke iu referuar te pese viteve ne pushtet te mazhorances dhe akuzave te saj ndaj eksponenteve te PS-se Ajtyresa i beri thirrje kryeministrit Berisha te mos akuzoje e shaje opoziten sikur te qe ajo ne pushtet dhe jo vete kryeministri Berisha.

Harrojeni se do ta ndalni transparencen harrojeni se do tia mbyllni gojen opozites me balten e shpifjeve tuaja. Jeni qesharak zoti Berisha ikni beni gjyshin ne shtepi se ne qeveri jeni turpi i ketij vendi tha anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa.

Ajo theksoi sakaq se akuzat e perseritura te mazhorances jane deshmi e deshperimit qe ka mberthyer kete force politike per shkak te paaftesise per te nxjerre vendin nga kriza dhe per te vene ne jete premtimet.

Ikni zoti Berisha largohuni megjithe dyzet hajdutet e oborrit tuaj. Shqiperia ska me kohe per te humbur me hajdutllekun e marrezite tuaja perfundoi komunikimin e saj me medait anetarja e PS-se Megi Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›