Olldashi: Prekim Kopshtin Botanik se s'prekim dot pallatet e Ramës
TIRANE-Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Solol Olldashi ka reaguar sot në lidhje me projektin e Unazës së Madhe të kryeqytetit duke cilësuar deklaratët e Bashkisë së Tiranës si politike dhe jo infrastrukturore.
Në një konferencë për shtyp ministri Olldashi ka theksuar se qeveria nuk mund të mbajë peng projektin e qeverisë për Unazën e Madhe që është aq e domosdoshme për kryeqytetin për interesat individuale të kreut të bashkisë Edi Rama.
“Pas tentativave të shumta me Bashkinë e Tiranës ne kemi nisur punimet për Unazën e Madhe të kryeqytetit dhe punimet kanë nisur me ndërtimin e lotit nga fundi i rrugës së Komunës së Parisit deri tek rruga e Elbasanit, bazuar në projektin e Bashkisë së Tiranës” theksoi Olldashi.
Olldashi theksoi se në ndryshim nga projekti i Bashksië së Tiranës, që synonte kalimin e Unazës mes per mes Kopshtit Botanik, projekti i qeverisë devijoi pak dhe do të preke vetëm 10 metër nga Kopshti Botanik, me qëllim për ta ruajtur atë.
Ai gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë ndryshim nga projekti i Bashkisë së Tiranës bashkia në gjurmë dhe çdo deklaratë tjetër është spekulative.
“Unaza duhet të kalonte tek Kopshti Botanik. Nuk i kemi hyrë Kopshtit mes për mes por kemi prekur minimumin e gjelbër të Kopshtit Botanik” theksoi Olldashi duke theksuar se ka vetëm një divejim nga projekti i vitit 1989 sepse ky territor është ndërtuar me pallate të dhëna nga Bashkia.
“Ne kemi bërë çdo përpjekje për të mbrojtur Kopshtin Botanik dhe jemi në kontakt me autoritet shkencore të Kopshtit për të shmangur edhe metrin e fundit të gjelbërimit që do të prekej nga Unaza” ,theksoi më tej Olldashi.
Ministri Olldashi vuri në dukje se dhe ndërhyrja në Kosphtin Botanik vjen për një arsye të caktuar, ndërtimin pa kriter sipas tij me leje të Edi Ramës shumë pranë Kopshtit Botanik.
“Pse ka devijim nga plani i ‘Carcanit’, sepse në këtë territori, shumë pranë Kopshtit Botanik, janë ndërtuar blloqe pallate nga Bashkia e Tiranës, pallatet që vijnë mbi rrugë, dhe në rast se gjykojmë lejet e ndërtimit, që prekin gjurmët e unazës janë miratuar nga këshilli i qarkut 2002 dhe mbajnë firmën e Ilidiana Canaj, kryetare qarkzu, si përfaqësuese e zotit Rama. Për të mos pkryer masakër mbi këto pallate shumëkatëshe të Ramës ne jemi të detyruar të ndërhyjnë 10 metër në Kopshtin Botanik, por jo ta shkatërrojmë atë”.
Ai gjithashtu theksoi se Bashkia e Tiranës nuk kundërshton gjelbërimin por projektin e Unazës së Madhe që sipas tij është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin.
“E pra, probleki i Ramës është politik. Kemi negociuar 2 vjet e gjysëm me Bashkinë, kemi dhënë të gjtiha garancitë që bashkia të hynte në bashkëpunim me BERZH për financime, ne kemi hyrë në lojë, hajdeni ta bëjmë bashkë, një projekt që i duhet shqipërisë, tiranës, por kemi hasur në pengesa. Por nuk mund të duronim më që qyteratët të përballeshin me vështirësi në trafik që vinte kryesisht nga qëndra e Tiranës, jemi të detyruar të mbrojmë cdo vlerë dhe për Kopshtin Botanik, por ja që pallatet shumëkatëshe të Ramës nuk i zhvendosim dot më”.
Reagimi i Olldashit vjen sot pas protestës së u krye para Kopshtit Botanik nga ambientalistë, qytetarë dhe deputetë të PS kundër ndërhyrjes në këtë Park për të favorizuar ndërtimine Unazës së Madhe.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Olldashi: Prekim Kopshtin Botanik se s'prekim dot pallatet e Ramës