PS: Në Kuvend, për transparencën përmes hapjes së kutive
“Parlamenti ka një konflikt për të zgjidhur me popullin opozitar, dhe populli opozitar ka një konflikt për të zgjidhur me këtë parlament. Ne kemi ardhur sot t'i japim një shans këtij parlamenti që ta zgjidhë këtë konflikt me popullin para se ai të marrë vetë në dorë zgjidhjen e tij”, deklaroi z. Ruçi në emër të grupit socialist.
"Ne sot nuk kemi ardhur të marrim pushtetin përmes këtij hetimi të zgjedhjeve, por për të kërkuar që të mos na mohoni të drejtën kushtetuese për hapjen e kutive. Ne nuk kemi ardhur sot të betohemi dhe të largohemi. Ne sot u betuam për kushtetutën që ky pushtet e ka shkelur rreth 20 herë në këto katër vjet, por ne nuk kemi ardhur as të rrimë këtu me ju në këtë sallë dhe të mbyllim sytë para së të vërtetës", u shpreh Ruçi.
Ruçi reagoi dhe për çështjen e kutive të votimit në komunën Ruzhdie të Qarkut të Fierit, për të cilin maxhoranca pretendon se i janë vjedhur votat.
"Kam një propozim dhe një sfidë publike për ju z. Berisha. Në emër të grupit të PS-së ne si socialistë na mjafton vetëm transparenca e kutisë së Ruzhdies, ku nga verifikimi i dokumentacionit zgjedhor të kësaj kutie do të dalë në pah korrupsioni elektoral. Ta sjellim kutinë dhe ta hapim këtu në Kuvend për të vendosur më tej, për bindjen tonë që zgjedhjet në Shqipëri janë kërcënuar", u shpreh Ruçi.