Patozi: PD është e gatshme të debatojë për gjithçka
“Vendimi i PS-së është një respekt për ata që kanë votuar kundër qeverisë, por ne nuk mund të themi se kthimi i PS-së në Kuvend nuk ishte i vonuar. Jam optimist, pasi konstatoj se ka nisur leximi i mbarë i kushtetutës dhe rregullave në këtë vend, të paktën përsa i përket mandateve", deklaroi Patozi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se parlamenti ka punuar me kapacitet të plotë pavarësisht mungesës së opozitës, dhe se miratimi i një sërë ligjesh kanë pasur një vlerë të pakthyeshme në procesin e liberalizimit të vizave si dhe integrimit evropian.
Patozi, në emër të deputetëve demokratë, garantoi se do të trajtohej me seriozitet çdo propozim i opozitës në respekt të kushtetutës, ligjeve të vendit.