PS Ofertes sone qeveria iu pergjigj me zjarrvenie

Partia Socialiste ka vleresuar dje se perballe ofertes politike dhe ligjore te opozites kryeministri ka perdorur demagogjine ka afruar angazhimin formal te atij qe nderton perpara kamerave dhe qe shkaterron me kazme ne gjysme erresiren e kulisave te tij ka afruar benzinen e mekatarit Ristani per zjarrin qe pervelon ka afruar ngrice per besimin ka afruar hilet perballe rregullave.
Deklarata eshte bere dje nga sekretari per eshtjet Ligjore Fatmir Xhafaj gjate fjales se mbajtur ne Parlament. Sipas tij qytetaret shqiptare te majte dhe te djathte te gjithe paperjashtim kuriozet e politikes dhe indiferentet ndaj saj duhet te njohin mire se ne menyren me konstruktive te mundshme opozita ka pranuar nisjen e procesit te hetimit parlamentar pa perfshirjen e fleteve te votimit ne materialet zgjedhore por duke refuzuar ne cdo rrethane djegien e tyre deri ne mbylljen e ketij hetimi parlamentar.
Ai tha se duke kerkuar me ngulm kompromis ne emer te qytetarit ne interes te integrimit opozita ka pranuar qe keqyrja e fleteve te votimit te dali nga ky hetim parlamentar dhe kjo ceshtje po me kerkese te vete opozites te shkoje per keshillim ne Komisionin e Venecias dhe te veprohet me pas sipas opinionit te dhene nga ky arbiter evropian per kushtetutshmerine e kerkeses sone.
Me kete oferte vijoi zyrtari i larte socialist ne respektim edhe te rezolutes se PE-se nese ekziston vullneti politik i mazhorances komisioni hetimor parlamentar mund te ngrihet te filloje pune dhe te mbaroje punen ne nje afat sa me te shkurter ne funksion edhe te pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme.
Fatkeqesisht pergjigja juaj me e re eshte zjarrevenie. Nje zjarr qe kerkon te djege transparencen e votes se lire te djege uren e dialogut e bashkepunimit politik te djege imazhin e demokracise shqiptare te djege besimin e qytetarit te institucionit te votes se lire te djege edhe keshillat dhe rekomandimet e miqve dhe partnereve tane nderkombetare.
Zjarri i premtuar per fletet e votimit eshte as me pak dhe as me shume sesa prova me madhore e asaj cfare ka ndodhur ne 28 qershor.
Pushteti qe djeg voten ka perveluar perfundimisht legjitimitetin e tij dhe nga ky moment ne do te sillemi me qeverine e zjarrevenies si me nje qeveri ilegjitime. Ne nuk do ta njohim me kete qeveri zjarrvenese - paralajmeroi Fatmir Xhafaj ne emer te PS-se. Sipas opozites ky akt barbarie njerezore dhe juridike minon dhe hedh ne ere perfundimisht cdo mundesi bashkepunimi dhe dialogu politik mes paleve ne Shqiperi.
Ai tha se ky akt do ta shnderroje dhe vete Kuvendin nga nje tempull te demokracise qender dialogu dhe mundesie per konstruktivitet politik ne faqen tjeter te se njejtes monedhe te krizes aktuale shumeplaneshe.
E gjitha kjo u shpreh deputeti socialist nuk demton vetem te shkuaren por kercenon seriozisht te ardhmen. Nuk mund te kete ne te ardhmen zgjedhje te lira dhe te ndershme pa garancite e kerkuara qe lejon kushtetuta ligjet e ketij vendi dhe kriteret e Kopenhagenit. Garanci qe kane ne thelb te tyre transparencen e zgjedhjeve te shkuara.
Ne deklarojme solemnisht se nuk do te pranojme dhe nuk do te lejojme kurre me zgjedhje pa keto garanci. Dhe nuk ka zgjedhje te lira me Sali Berishen. Tashme po troket koha per nje zgjidhje te re politike per zgjedhje te reja politike - nenvizoi sekretari per eshtjet Ligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafaj.
Apeli ndaj mazhorances
Nga kjo salle po ju rithemi mos luani me zjarrin mos e zgjasni agonine sepse do te jete keq per te gjithe.
Por me keq se per kedo do te jete per Partine Antidemokratike qe qeveris e cila do te perfundoje ne zjarrin e korrupsionit e qeverisur nga klani i seksereve dhe klienteve te drejtesise sot dhe neser. Ka vetem nje shans per transparence te hetohen zgjedhjet Ka vetem nje rruge per tu zgjedhur permes votes se lire te hetohen zgjedhjet Pa zgjedhur kete rruge per zgjedhjet e shkuara nuk do te kete kurre zgjedhje te lira ne te ardhmen.
Nuk do te terhiqemi nga lufta per voten e lire sepse vota e lire eshte elementi i pare qe ndan diktaturen nga demokracia dhe se lufta per demokracine eshte e shenjte - apeloi Fatmir Xhafaj.
Kryetari i PSD kerkon rifillimin e protestave ne te gjithe vendin
Gjinushi Hapja e kutive nuk mund te kerkohet pambarimisht
Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi deklaroi dje se negociatat per transparencen nuk mund te zgjasin pergjithmone. Ne nje prononcim per mediat ai theksoi se eshte koha per protesta me qellim largimin e Sali Berishes nga pushteti. do gje varet edhe nga koha.
Hapja e kutive nuk mund te kerkohet pambarimisht. Parlamenti Evropian kur nxori rezoluten nuk hodhi nje platforme per ta zbatuar ne negocime por mbylli negociatat tona - deklaroi Gjinushi. Aleati i socialisteve vleresoi se nje prove e dyte ne zgjedhje me vote te pasigurt do te ishin nje humbje e sigurt per te majten.
Ka zgjedhje te standardit pastaj shtrohet pyetja hyn a nuk hyn ne zgjedhje. Pastaj hyn a nuk hyn ne zgjedhje dhe bojkot ka pasi garanton standardin. Ne qofte se ve kusht ne emer te qytetarit se duhen zgjedhje te standardit ky eshte qendrimi me konstruktiv me realist dhe i detyruar i opozites shqiptare - u shpreh kryetari i Partise Socialdemokrate.