E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Kociu i dosjes Kokaina truri i mbrojtjes se Dritan Dajtit

PROCESI/ Ish-oficeri i policise gjyqesore eshte legjitimuar nga familjaret e Dritan Dajtit per mbrojtjen e interesave te te pandehurit te akuzuar per vrasjen e kater policeve gushtin e vitit 2009


TIRAN- Ish-oficeri i policise gjyqesore Sokol Kociu i njohur ndryshe si njeri nga te denuarit e dosjes Kokaina i liruar nga burgu me kusht ketu e 16 muaj me pare eshte legjitimuar nga familjaret e te pandehurit Dritan Dajti si mbrojtes ligjor i interesave te te akuzuarit per vrasjen e kater policeve.


Lajmi konfirmohet nga vete avokati Kociu dhe pjesetaret e familjes se te pandehurit Dajti te cilet mbrojtjen ne prapaskene te interesave ligjore te djalit te tyre ia kane besuar ish-te denuarit me 12 vjet heqje lirie.


Sipas ketyre burimeve avokati Kociu nuk do ta perfaqesoje si mbrojtes ligjor te pandehurin Dajti ne seance gjyqesore por do te pergatise strategjine mbrojtese per klientin e tij.


Zyra jone ligjore ka marre ne mbrojtje shtetasin Dritan Dajti i cili do te perfaqesohet ne sallen e gjyqit nga avokatja Ledia Ramo. Pasi personalisht nuk marr pjese ne proceset gjyqesore qe shqyrtohen ndaj klienteve tane ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe ate te Apelit por vetem ne ate te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese duke mos perjashtuar ketu edhe proceset prane Gjykates se Strasburgut - tha per Shekullin Sokol Kociu.


Nderkaq nga ana tjeter avokati konfirmoi se tashme ka apeluar ne Gjykaten e Strasburgut vendimin e denimit ne mungese te shtetasit Dritan Dajti me 20 vjet heqje lirie per vrasjen e shtetasit e biznesmenit Agim Beqja.


Nderkohe burimet zyrtare te Gjykates se Krimeve te Renda konfirmuan per Shekullin se avokat i vetem dhe i legjitimuar per mbrojtjen e shtetasit Dritan Dajti eshte avokatja Ledia Ramo. Te pyetur per kete fakt edhe institucioni i akuzes nuk kishte dijeni per Sokol Kociun si mbrojtes i interesave ligjore te te pandehurit Dajti. Sipas tyre ne asnje rast nuk eshte dorezuar ndonje shkrese qe provon se shtetasi Sokol Kociu eshte avokati i te pandehurit Dajti.


Kete e vertetoi edhe vete Kociu i cili tha se nuk ka marre prokure perfaqesimi nga vete ai per te bere mbrojtjen ligjore te Dajtit ne gjyq. Nuk do ta perfaqesoj mbrojtjen e Dajtit personalisht ne gjyq. Une do te pergatis te gjithe mbrojtjen se bashku me avokaten Ledia Ramo e cila eshte legjitimuar per perfaqesim ne sallen e gjyqit -tha Kociu. Sipas tij procesi hetimor i dosjes se vrasjes se kater efektiveve te policise ka shume probleme dhe mangesi ne fazen hetimore.


Nga studimi i fashikullit te gjykates konstatojme se mungojne disa prova te rendesishme pa njohjen e te cilave eshte e pa mundur paraqitja e parashtrimit hyres dhe kerkeses per prova - thuhet nder te tjera ne kerkesen qe avokatja Ledia Ramo ka paraqitur seancen e kaluar ne gjykate. Ajo kerkoi venien ne dispozicion te pamjeve filmike te vendit te ngjarjes se dates 7 gusht 2009 ku u vrane kater efektivet e policise pasi sipas mbrojtjes ka kunderthenie nga deshmitaret ne vendngjarje.


Gjithashtu avokatet kane kerkuar venien ne dispozicion te fotove origjinale dhe me ngjyra te fotografimit te vendit te ngjarjes si dhe fotografite origjinale qe shoqerojne aktin e ekspertimit kimik nr.6104 date 13.8.2009 te kemishes se shtetasit Sajmir Duckollari pasi ne deklarimet e kolegeve te viktimes ka kontradikta ne lidhje me ngjyren e kesaj kemishe.


Nderkohe paraditen e djeshme avokatet Kociu dhe Ramo te paraqitur ne Gjykate te Krimeve te Renda jane njohur me aktet e dosjes si dhe kane marre nje kopje te pamjeve filmike te vendit te ngjarjes ku pritet te ngrihet edhe strategjia e mbrojtjes se Dritan Dajtit i akuzuar per vrasjen e kater policeve gjate tentatives per ta arrestuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›