Pronat serish ne Kushtetuese

Qeveria nuk mund te marre kompetencat e gjykates per pronat. Pas miratimit te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave shoqata e pronareve Pronesi me Drejtesi ka shprehur kritika te ashpra ndaj qeverise pasi sipas saj ky ligj i heq sistemit gjyqesor kompetencat e tij.
Nuk mundet qe pjesa e ekzekutivit te marre prerogativat e gjyqesorit. Kjo eshte shume e rrezikshme edhe per pronaret edhe per demokracine. Qellimi ka qene jo mbrojtja e interesave te pronareve por mbrojtja e interesave te qeverise per te shmangur penalizimet nga gjykata e Strazburgut ka deklaruar Myrshit Vorpsi anetar i kryesise se shoqates.
Vorpsi deklaron se do ti drejtohen gjykates per pezullimin e ketij ligji. Per kete ne do ti drejtohemi Kushtetueses e cila duhet te marre nje vendim per kete ligj ka theksuar Vorpsi.
Diten e enjte Parlamenti ka miratuar ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave duke injoruar keshtu edhe vendimin e presidentit Topi i cili e kishte kthyer mbrapsht kete draft duke e quajtur si anti-kushtetues.