E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD bashkë kundër Dik Martit

Ndryshe nga prezantimi i fundit i delegacionit shqiptar ne Parlamentin Evropian ne sesionin e kaluar kur palët ishin thellësisht te ndara pasi flitej për krizën politike ne vend, ne mbledhjen e radhës ne Strasburg ky delegacion do te shkoje me një qëndrim te unifikuar. Mazhoranca dhe opozita po ndërtojnë një strategji te përbashkët për te kundërshtuar e me pas rrezuar raportin e eurodeputetit Dik Marti për trafikun e organeve ne Kosovë. Anëtarët e delegacionit shqiptar zhvilluan takimin e pare konsultativ, ne ambientet e kryesisë se kuvendit. Delegacioni shqiptar do te mbaje një qëndrim te prere ne Strasburg, sipas te cilit raporti i eurodeputetit zvicerian synon vetëm të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas axhendes se punimeve parlamentare, në 27 janar kryeministri Berisha do të mbaje një seancë pyetjesh me vete hartuesin e raportit, Dik Marti. Por Berisha e delegacioni shqiptare pritet te përballen edhe me seance qe do te drejtoje presidenti serb Borid Tadic. Ndërkohë partia çame Drejtësi dhe Unitet, por edhe disa shoqata ne Kosovë pritet te paraqesin peticione me firmat e mijëra qytetareve qe hedhin poshtë raportin si te pavërtetë. Ky peticion ka nisur prej ditësh udhëtimin jo vetëm ne Kosovë e ne Maqedoni por edhe ne rrethe te ndryshme te Shqipërisë. Te martën ka qene radha e durrsakeve te ofrojnë mbështetjen e tyre nëpërmjet firmave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›