Dy vjet mbas vjedhjes ne pranga hajdutet e kabinave
Pas mbi dy vjet hetimesh policia e Tiranes ka arritur qe te zbardhe dy raste vjedhjesh te kabinave elektrike te bera ne 2008-n. Te dielen ne mesdite sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 6 Tirane bene te mundur arrestimin e Lorenc Pera 32 vjec banues ne Yzberisht Tirane dhe Ilber Hasalami 22 vjec banues ne Koder-Mezez. Arrestimi i tyre u krye sepse ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohet se kane vjedhur kabinen elektrike te ndodhur ne fshatin Bultice te Tiranes. Por gjate punes hetimore te bere ne ngarkim te tyre ka rezultuar se keta dy persona jane gjithashtu te dyshuar si autore edhe per dy vjedhje te tjera. Vjedhjet e tjera jane perkatesisht kabina elektrike fidri 4 ne Ndroq e ndodhur me dt. 29.6.2008. dhe vjedhja e kabines elektrike fidri 1 po ne Ndroq kryer me dt. 26.9.2008. Pas kontrollit te tyre ne cilesine e proves materiale u sekuestrua 30 kg baker i vjedhur dy dare dore te medha 5 celesa te llojeve te ndryshme dy pale doreza nje leve hekuri te cilat sherbenin per te realizuar vjedhjet si dhe nje automjet tip Mercedes-Benz me targa TR 3701 F qe sherbente per transportimin e mallrave te vjedhur.