Grabitesit lidhin 70-vjecaren i marrin vetem 12 mije leke
Nje grua e moshuar eshte grabitur pasi eshte lidhur nga persona te paidentifikuar. Dila Gjoni 70 vjece e cila prej kohesh jetonte vetem eshte grabitur ne menyre mizore. Grabitesit i kane marre asaj 12 mije leke te reja te cilat i kishte ruajtur nga pensioni. Hajdutet kane perfituar nga mungesa e personave te tjere ne shtepi per te hyre e per te kryer vjedhjen. Mbasi ata kane hyre me force ne banese ata e kane lidhur me litar pronaren e shtepise Dila Gjoni e me pas ata i kane bere nje kontroll te imtesishem shtepise me idene se do te kishte me shume te holla. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Lal i Ri te Lezhes ne oret e para te mengjesit te se henes.
Shpetimi i saj nga ky makth ka ardhur pas interesimit te disa nga fqinjet e Gjonit te cilet pasi kane hyre ne banesen e 70-vjecares jane cuditur nga ajo cfare kane pare. Menjehere mbas kesaj ata kane nxituar qe ta zgjidhin nga litaret komshien e tyre e cila jetonte vetem pasi te afermit i ka ne emigrim. Ne vendngjarje ka mberritur me urgjence edhe policia pas njoftimit qe ka marre per kete grabitje. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po heton per autorin ose autoret e mundshem te ngjarjes. Burime nga policia shprehen se Gjoni nuk ka arritur dot qe ti identifikoje autoret ndersa ka thene se ne shtepi ka pasur vetem 12 mije leke qe i kishte ruajtur nga pensioni. Policia po heton per autoret e ngjarjes duke pyetur banoret dhe fqinjet e saj ne fshat. Gjoni jeton vetem pasi te afermit i ka ne emigrim. Sipas policise personat e kane lidhur 70-vjecaren duke ushtruar dhune e presion per ti marre vetem nje shume prej 12 mije lekesh te reja.