E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD, kompromis për ligjet e NATO-s

Tiranë, 27 maj, NOA Subjektet kryesore politike ende nuk kanë arritur të zgjidhin krizën politike që ka të bëjë me zgjedhjet, por kjo nuk i ka penguar të gjejnë konsensus për ligjet e komisionet parlamentare.

Komisioni i Sigurisë miratoi sot në dy projektligje që kanë të bëjnë me detyrimet që rrjedhin nga hyrja e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior.

Dy marrëveshjet në fjalë gjetën mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, të cilët me shumicë votash i miratuan ato, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Kuvendit.

Dy projektligjet, përkatësisht Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e NATO-s Për komunikimin e informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes si dhe projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjellët të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës, kanë të bëjnë me informacionin e vendeve anëtare të NATO-s dhe ruajtjen e tij.

Projektligjet janë prezantuar para deputetëve të dy forcave kryesore nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët njohën anëtarët e komisionit me përmbajtjen dhe qëllimin e dy marrëveshjeve.

Ndërkohë që me konsensusin e të dyja palëve, marrëveshjet janë miratuar edhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›