PS-PD srategjite deri ne Strasburg
31/05/2010 Kampi rozë projekton strategjinë që do të ndjekë pas përfundimit të negociatave
PS në bazë kundër keqqeverisjes
Oponenca, socialistët do të jenë pjesë e Kuvendit, por nuk do të harrojnë anëtarësinë
Oli Xhilaga
Kupola rozë ka nisur punën për hartimin e strategjisë që do të ndiqet në vijim, si gjatë periudhës që do të vijojnë negociatat, ashtu dhe në përfundim të saj. Lidershipi socialist ka projektuar paraprakisht hapat që do të hidhen në të ardhmen e afërt. Sipas këtij projekti, mësohet se oponenca do të zhvillohet si në institucionin e Parlamentit, ashtu dhe jashtë tij, duke u përpjekur që të përçohet tek anëtarësia dhe mbështetësit e PS-së bindja se më në fund kampi opozitar ia arriti qëllimit, lidhur me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Axhenda
Gjatë kësaj jave pritet që të vijojnë më tej negociatat mes palëve, ku prezent të jenë dhe ekspertët e ardhur nga Komisioni i Venecias. Njëkohësisht, nisur nga vetë afati i vënë nga BE-ja për të arritur një marrëveshje mes PS-PD deri në fund të kësaj jave, do të jetë takimi i radhës i dy drejtuesve të partive kryesore në vend, ai i cili do të zbardhë dhe mënyrën përmes së cilës do të bëhet i mundur hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Por ndërkohë, pavarësisht fatit të këtyre negociatave, Partia Socialiste do të vijojë të ndjekë normalisht punimet parlamentare, duke hequr dorë nga bojkoti ndaj këtij institucioni. Ndërkohë që nuk do të reshtë se argumentuari akuzat e saj për keqqeverisje të vendit.
Projekti
Nga bisedimet e deritanishme mes dy forcave kryesore politike, lidhur me gjetjen e hapësirave për garantimin e transparencës së zgjedhjeve, mësohet se një pikë ku PS-PD kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët janë materialet zgjedhore. Në procesin e hetimit të zgjedhjeve të kaluara mund të përfshihen dhe kutitë e këtyre materialeve. Nga ana tjetër, burime pranë selisë rozë bënë me dije se pavarësisht vendimit që do të merret për hapjen e kutive të fletëve të votimit, kupola rozë ka projektuar një strategji, ku në qendër do të jenë pikërisht takimet me bazën. Pas përfundimit të negociatave dhe marrjes së një vendimi përfundimtar mbi hetimin parlamentar të procesit zgjedhor, deputetët dhe drejtues të kësaj partie do të nisin një tur takimesh me anëtarësinë dhe mbështetësit e PS-së, me qëllim që të argumentojnë jo vetëm faktin që aksioni politik i kampit opozitar rezultoi i suksesshëm, por njëkohësisht të luftojë fort për të bindur opinionin e gjerë publik për manipulimet që iu bënë zgjedhjeve të 28 qershorit nga mazhoranca qeverisëse. Madje, përmes këtyre takimeve dhe problematikave që do të ngrihen në bisedat me anëtarësinë socialiste, ku më së shumti do të shigjetohet qeverisja aktuale, kampi rozë synon që përmes kësaj strategjie të parapërgatitë terrenin për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të vitit që vjen.
Ngërçi
Raundi i dytë i negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik, lidhur me transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ka ngecur sërish tek kutitë e fletëve të votimit. Në bisedimet mes ekspertëve të huaj dhe përfaqësuesve të dy forcave kryesore politike qe diskutuar për gjetjen e një rruge të mesme, e cila të afrojë PD-në dhe PS-në për këtë pikë.
Negociatat
Pritet që të jetë grupi i ekspertëve nga Komisioni i Venecias, ai i cili të rinisë bisedimet mes palëve. Gjatë raundit të tretë të negociatave, do të shihen mundësitë që brenda hapësirave kushtetuese të arrihet në realizimin e kërkesës së ardhur nga Partia Socialiste për të qenë Komisioni i Venecias ai i cili të shprehet mbi hapjen apo jo të kutive të votimit.
Qëndrimet
PD-ja thekson respektimin e Kushtetutës lidhur me kutitë e vendimit, ku sipas saj, duhet të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila ka të drejtën të kërkojë apo jo gjykimin e Komisionit të Venecias mbi këtë moment. Ndërsa PS-ja, duke mos besuar në paanshmërinë e këtij institucioni, kërkon gjetjen e hapësirave për të kaluar çështjen atje.
Mënyra e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, votimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë
Kuvend nis procedurën për plotësimin e institucioneve
Albana Lika
Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe e tre kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë pritet të jetë produkti i radhës i Kuvendit të Shqipërisë për dy javët në vijim. Kandidaturat për kreun e Ombudsmanit, sipas Kushtetutës dhe ligjit “Për Avokatin e Popullit”, propozohet nga grupet parlamentare, të cilat edhe i votojnë më pas. Kandidati që merr 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, ose 84 vota, emërohet Avokat i Popullit. “Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje. Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit”, thuhet në nenin 61 të Kushtetutës së Shqipërisë. Ndërkohë që ligji për Avokatin, në mënyrë të detajuar përcakton kriteret që duhet të ketë një kandidat për tu zgjedhur mes të tjerëve. Konkretisht, neni 3 i ligjit rendit kriteret që duhen për tu zgjedhur Avokati i Popullit, siç janë: të jetë shtetas shqiptar; të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit; të shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale; të mos jetë dënuar penalisht; të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit, që bën propozimin a zgjedhjen e tij. Para marrjes ose rimarrjes së detyrës, Avokati i Popullit bën betimin para Kuvendit. Avokati i Popullit zgjidhet në detyrë për një periudhë prej pesë vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje. Pas përfundimit të mandatit të Emir Dobjanit, në detyrë qëndron që prej 17 shkurtit komisioneri më i vjetër në detyrë, Riza Poda. Javën që vjen, Kuvendi do të votojë edhe tri kandidaturat e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për anëtarë të Gjykatë së Lartë. Do të jetë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që do të vendosë dhe përcaktojë afatet e shqyrtimit të këtyre emrave në komisionin parlamentar të Ligjeve dhe më pas votimin në Kuvend. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës për kandidaturat e radhës së kreut të shtetit, në kohën që ka ende të hapur debatin për votimin politik ndaj rrëzimit të kandidaturës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, të Vangjel Kostës. Ajo që është konfirmuar deri më tani është shmangia e përplasjeve politike parlamentare, duke shtyrë për në 3 qershor seancën e radhës, deri në zhvillimin e samitit të Sarajevës, ku Bashkimi Evropian do të paraqesë vendimin për liberalizmin e vizave, si dhe do të japë orientime në lidhje me përparimin e statusit të vendit kandidat. Samiti i BE-së për Ballkanin do të mblidhet më 2 qershor, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.
Mandati
Më 17 shkurt të këtij viti, Avokatit të Popullit Emir Dobjani i përfundoi mandati, dhe nga kjo datë detyrën e tij e mban komisioneri më i vjetër në detyrë, Riza Poda. Kryesuesi i radhës së institucionit në fjalë zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me 84 vota.
Dekretimi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi më 25 maj emërimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Vexhi Muçmataj, Sokol Çomo dhe Medi Bici janë tre emrat e zgjedhur nga numri një i shtetit, të cilët do ti shkojnë Kuvendit të Shqipërisë për miratim.
Precedenti
Më 20 maj, Kuvendi rrëzoi kandidatin e Presidentit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Vangjel Kosta. Vendimi u cilësua politik nga mazhoranca dhe u dënua nga ndërkombëtarët. Ata sugjeruan vlerësim të kandidatëve sipas kritereve profesionale.
Takimi i Komitetit për Evropën Juglindore të IS
Rama: Tryeza e PS, e pavlerë dhe e parëndësishme
Lëvizja Socialiste për Integrim argumentoi dje mungesën e saj në takimin e Komitetit për Evropën Juglindore të Internacionales Socialiste, që u zhvillua në Tiranë. sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste, Luan Rama, referuar kësaj çështjeje u shpreh se “LSI-ja është e angazhuar në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Rama, vlerësoi se mospjesëmarrja e LSI-së në takimin e zhvilluar nga Partia Socialiste ka ardhur edhe si mungesë e rëndësisë që ka Komiteti për Evropën Juglindore të Internacionales Socialiste. Në këtë linjë, Rama i kushtoi rëndësi faktit se Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar se aktiviteti i saj politik është fokusuar në çështje më konkrete, më të ndjeshme për opinionin dhe më të prekshme nga qytetarët. Ndalur në një moment të tillë, përfaqësuesi i kësaj partie përmendi procesin konkret të liberalizimit të vizave, por në një rrafsh më të gjerë dhe gjithë proceset evropianizuese që synojnë të afrojnë vendin në familjen evropiane. Më konkretisht, në lidhje me takimin e komitetit, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Rama, vuri në dukje se “ishte një veprimtari e parëndësishme e disa njerëzve që nuk kanë se me çfarë të merren tjetër, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar te prioritetet evropianizuese të Shqipërisë”.
PS rikujtoi qëndrimin e Internacionales Socialiste
Dade: Riafirmimi i demokracisë përmes transparencës së zgjedhjeve
Partia Socialiste risolli gjatë ditës së djeshme dhe një herë tjetër vendimin e komitetit për Evropën Juglindore të Internacionales Socialiste, i cili zhvilloi dy ditë më parë një takim në Tiranë. Deputetja socialiste Arta Dade, gjatë një konference për shtyp, i mëshoi me forcë faktit se në Shqipëri demokracia është domosdoshmëri të riafirmohet, pra duhet të rivendoset demokracia. “Internacionalja Socialiste i bëri thirrje Qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve, përfshirë materialet zgjedhore dhe hapjen e kutive të votave, përmes hetimit parlamentar, pa vonesë dhe tani është momenti”, vlerësoi Dade. Sipas saj, Internacionalja Socialiste mbështeti Partinë Socialiste në të gjitha hapat e saj të betejës politike, për rivendosjen e demokracisë në vend. “Ajo vlerësoi me nota maksimale, pjekurinë, kurajën, në të gjitha hapat që Partia Socialiste ka marrë, në mënyrë të veçantë në kompromiset e ofruara dhe vullnetin politik të treguar për zgjidhjen e krizës. Internacionalja Socialiste është në krah të Bashkimit Evropian, lidhur me të gjitha përpjekjet që BE-ja ka bërë së fundmi, duke u kërkuar palëve në Shqipëri të zgjidhin krizën, e cila ka impaktin e vet jo vetëm në të gjitha institucionet demokratike të vendit dhe funksionimin e tyre, por gjithashtu edhe në vonesat që mund ti krijohen Shqipërisë në axhendën evropiane të integrimit në BE”, u shpreh Dade. Po në këtë linjë, deputetja socialiste, shtoi se “Internacionalja Socialiste gjithashtu kërkon që Shqipëria të ketë institucione legjitime të forta, të cilat do të jenë të afta dhe në mënyrë efektive të përballen me sfidat që ka përpara jo vetëm Shqipëria, por edhe rajoni në përgjithësi. U vu theksi edhe te bashkëpunimi rajonal, në mënyrë të veçantë në këtë moment shumë të rëndësishëm, përpara samitit të Sarajevës”.