Vret me levë gruan, burri i saj i kishte vrarë babanë
31/05/2010 Ngjarja në ’97-n. Burri i autores dhe ai i viktimës në burg, fëmijët e të dy familjeve jetimë
ELBASAN- Një tjetër krim për hakmarrje regjistrohet në Elbasan. Një grua ka vrarë një tjetër duke e goditur me levë në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.50, kur Antoneta Hysa 37 vjeç ka goditur fqinjën e saj Esma Xibraku 45 vjeç me banim në Shalës.
Ngjarja
Gruaja e kishte thërritur fqinjën për një sqarim, por mesa duket qëllimi i saj ishte ta vriste. E ka goditur në kokë duke e lënë përtokë të gjakosur dhe më pas është nisur për t’u larguar drejt ullishtave kur është arrestuar nga policia. Ngjarja është zbuluar nga fëmijët e viktimave, të cilët kanë mbetur të tronditur thellë nga gjithçka ka ndodhur. Mësohet se krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së Antoneta Hysës ku ajo e ka tërhequr fqinjën e saj duke e thirrur për një sqarim. Sherri më i fundit mes dy familjeve kishte qenë pak ditë më parë kur si pasojë e një konflikti policia kishte bërë një kontroll në shtëpinë e Besim Hysës 43 vjeç, duke i gjetur këtij të fundit një armë automatik. Shtetasi 43-vjeçar është arrestuar nga policia dhe ndodhet në qeli. Por sherri mes dy familjeve ishte edhe më i hershëm dhe e kishte pikënisjen në ngjarjet e vitit 1997. Në një konflikt mes të dyve bashkëshorti i Esma Xibrrakut kishte vrarë me armë zjarri të atin e Antoneta Hysës. Ky i fundit ishte dënuar me 20 vjet dhe vuan dënimin që i ka mbetur në burg. Pikërisht e gjithë kjo ka sjellë krimin e radhës. Pasojat e rënda bien mbi fëmijët e dy familjeve tashmë të shkatërruara. Antoneta ka tre fëmijë, të cilët të dy prindërit i kanë në burg tashmë njëri për vrasje e tjetri për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë fëmijët e familjes Xibraku nuk do të kenë më nënën e tyre, ndërsa babait i duhen të paktën 7 vjet burg për të përfunduar dënimin për vrasje. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë banorët e zonës, të cilët thonë se për veprimet e pamenduara të prindërve pasojat do t’i vuajnë fëmijët, të cilët thuajse kanë mbetur jetimë për të dyja familjet.
Policia
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se menjëherë pas njoftimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur të vrarë në një dhomë me levë shtetasen Esma Xibraku 45 vjeç. Nga informacionet e grumbulluara mësohet se shtetasja Antoneta Hysa është autorja e krimit e arrestuar teksa po largohej në pjesën e ullishtës së fshatit. Gruaja pasi është arrestuar ka pranuar krimin e vrasjes. Ajo ka thënë se e vrau sepse fatkeqësitë e familjes së saj kishin ardhur pikërisht nga familja e viktimës. Policia deklaron se vrasja është kryer për hakmarrje. Njëkohësisht policia deklaron se dy ditë më parë është arrestuar bashkëshorti i autores së krimit, i cili mbante një armë tip kallashnikov. Shkak i kontrolleve të policisë ka qenë një grindje që dy familjet kishin pasur më parë. Policia ka marrë informacion për ekzistencën e një arme që mund të sillte pasoja më të rënda për konfliktin e lindur mes tyre.