Arrestohet një i ri për zhdukjen e 6-vjeçares
31/05/2010 Kukës, i ndaluari dha dëshmi kontradiktore në polici. Familjarët të bindur për rrëmbimin
KUKES- Arrestohet një 29-vjeçar për zhdukjen e 6-vjeçares në fshatin Zapod të Kukësit. Policia e këtij qyteti ka bërë të ditur se ka arrestuar Luftar Jakupin nën akuzat dëshmi të rreme dhe moskallëzim të krimit.
Dëshmia e rreme
Sipas policisë, i arrestuari banues në Tiranë ka dhënë dëshmi kontradiktore. Mësohet se pas zhdukjes së vajzës ai i ka thënë tezes së saj se 6-vjeçarja është rrëmbyer nga një banor i fshatit Lojme, deklaratë të cilën më pas e ka mohuar për policinë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa Jakupi po merret sërish në pyetje për të zbardhur detaje të ngjarjes.
Në Zapod ka mbërritur dhe deputeti i PS-së Asllan Dogjani, i cili ka thënë se policia e shtetit nuk po bën sa duhet për zbardhjen e misterit të zhdukjes së vogëlushes. "Jam këtu për të mbështetur familjen tuaj për gjetjen e vajzës së humbur. Për këtë unë do ti drejtohem Ministrisë së Brendshme, policisë së shtetit që të kryejnë të gjitha veprimet dhe të angazhojnë të gjitha mundësitë e tyre njerëzore dhe teknike për gjetjen e 6-vjeçares", - është shprehur Dogjani. Ndërkohë të afërmit shprehen të bindur se vajza e tyre është rrëmbyer. Kemi kërkuar me gjithë banorët e fshatit dhe policinë për ditë me radhë dhe nuk kemi gjetur asnjë shenjë të Bleonës", - kanë deklaruar familjarët gjatë takimit dje me deputetin socialist. Ndërkaq, gjyshi i Bleona Matës ka deklaruar se do të paguajë çdo lloj shume parash, mjafton që ti kthejnë gjallë mbesën në shtëpi.
Banorët e zonës hedhin poshtë pistën e vrasjes nga kafshët e egra. “Vërtet jemi zonë e thellë malore, por në këtë stinë asnjë kafshë e egër nuk zbret në fshat. Asnjëherë dhe kurrë nuk ka ndodhur që një njeri të kafshohet nga kafshët e egra në zonën tonë”, thonë banorët. Sipas tyre, vajza mund të jetë rrëmbyer. “Janë parë dy makina në zonën e Zapodit që kanë qarkulluar në kohën kur është zhdukur vajza. Banorët thonë se makinat kanë qarkulluar me shpejtësi në rrugën e fshatit. Po, këta banorë nuk vonojnë të shtojnë se në fshatin e tyre nuk është dëgjuar kurrë të ketë ndodhur një zhdukje e mistershme si kjo që i ka ndodhur familjes Mata. Bleona Mata është zhdukur pasditen e se shtunës më 21 maj teksa kulloste bagëtitë. Banorët gjetën xhupin e saj në lëndinën rreth 500 metra sipër fshatit. Asnjë shenjë gjaku, asnjë trup poshtë humnerave nuk është gjetur nga kërkimet intensive të policisë.