LSI: Shkelje afatet per qendrat e aplikimit
Levizja Socialiste per Integrimin akuzon qeverine shqiptare se ka shkelur te gjitha afatet qe kane te bejne me ngritjen e qendrave te aplikimit per karta e identitetit ne te gjithe territorin duke shkelur qarte edhe afatet e marra persiper publikisht. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, deklaroi se cdo thirrje e qytetareve per aplikim eshte demagogji, ne nje kohe qe ajo nuk ngre qendrat e aplikimit, te cilat e pranon edhe vete publikisht se nuk jane ngritur fare ne shume njesi vendore. "Ritmi dhe sasia e kartave te shperndara eshte shume larg te gjithe planit te bere publik nga vete qeveria", shprehu shqetesimi Vasili. Sipas tij, deklarata e fundit te Komisionarit Evropian per Zgjerimin, Oli Rehn demonstron shume qarte dhe pa asnje ekuivok se vetem realizimi i zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe sipas standardeve do te jene guri i proves per te ardhmen e Shqiperise. Pikerisht, kartat e identitetit garantojne nje proces zgjedhor te ndershem dhe te drejte sipas standardeve.