PS: Pensionet, në fshat sa gjysma e atyre në qytet. Jetesë si në Mesjetë
Tiranë- Opozita ka akuzuar qeverinë se ka braktisur moshën e tretë, teksa pensionistët në fshat i ka lënë të jetojnë si në epokën e Mesjetës.
Në një denoncim publik nga Partia Socialiste, Artan Gaci tha se Berisha është kryeministri i premtimeve të pambajtura.
Ka braktisuar fshtatin. Varfëria është e ulur këmbëkryq e njezërit mbijetojnë si në Mesjëtë,-tha Gaci.
Sipas tij pensionet në fshat janë sa gjysma e atyre në qytet. Jo vetëm që sjanë të barabarta, por theksoj mbeten sa gjysma e atyre të qytetit. Berisha premtoi se pensionet do të rriteshin me një ritëm mesatar Premtoi rritje 10% për qytetin e 15% në fshat, e u rritën vetëm 4% dhe fshatin 8% për vitin 2012. Është rritja më e ulët në 22 vitet e fundit,-tha Gaci.
PS-ja thotë se kjo situatë do të marrë fund pas 23 qershorit, kohë kur socialistët do të angazhohen për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria si në qytet ashtu edhe në fshat.
Do ti mbrojmë nga rreziqet e moshës, invaliditetit etj. Parimi i solidaritetit të brezave do të udhëheqë skemën e detyrueshme shoqërore,-tha PS-ja.