Të notosh në vendet e Bashkimit Evropian, ja si është cilësia e ujërave
Evropë- Të dhënat e fundit mbi cilësinë e ujërave për të bërë banjo dielli në Bashkimin Evropian janë publikuart sot, duke treguar se 93% e vendeve përmbushin standardet minimale.
Megjithatë, autorët thonë se ende ka probleme në disa zona, sai takon nivelit të ndotjes.
Raporti i hartuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA), liston të dhënat nga më shumë se 22.000 vende brenda BE-së, Kroacia dhe Zvicra.
BBC-ja raporton se një faqe interneti interaktive lejon njerëzit për të kontrolluar cilësinë e ujit të destinacioneve të pushimeve të ardhshme.
Të dhënat, që i referohen sezonit turistik 2012, tregojnë se 20.621 nga 22.184 ose (92.9%) arriten të paktën standardin minimal të cilësisë së ujit. Këto shifra tregojnë një përmirësim të lehtë nga viti 2011, kur 20.499 e 22.374 ose (91.6%) kapen standardet minimale.
Raporti i EEA-s tha se edhe pse të dhënat e përgjithshme krahasohen me trendin afatgjatë të përmirësimit të cilësisë së ujit, rreth 2% provuan se nuk plotësonin kriteret minimale.
Ai shtoi se vendet me përqindjen më të lartë të jopërputhjes ishin Belgjika (12%), Holanda (7%) dhe Mbretëria e Bashkuar (6%).
Drejtori ekzekutiv i EEA-s, Jacqueline McGlade tha: “Raporti i sotëm demonstron se cilësia e larjes në ujë në përgjithësi është shumë e mirë, por ka ende disa vende me probleme të ndotjes, kështu që ne nxisim njerëzit për të kontrolluar vlerësimin në vendin e tyre të preferuar për not”.
Vendet me cilësi “të shkëlqyera” uji:
Qiproja 100.0%
Malta 96,6%
Kroacia 95.3%
Greqia 93.3%
Portugalia 86.7%
Itali 85.1%
Spanja 82.8%
Franca 59.6%
UK 58.2%
(Burimi: Agjencia Evropiane e Mjedisit)
Mostrat janë dërguar në laboratorë, të cilët kanë analizuar nivelet e llojeve të caktuara të baktereve që mund të tregojnë praninë e ndotjes, kryesisht nga kanalizimi ose mbetjet e blegtorisë.
Dorina Bilbili/IDEA/