PS: Per transparencen e 28 qershorit, komision hetimor

Komisioni i ligjeve dje vendosi të heqë nga rendi i ditës ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të kërkuar nga opozita, një vendim i cili u mor në mungesë të përfaqësuesve të opozitës në komision si edhe pa praninë e kamerave.
Ditën e sotme PS kërkoi ngritjen e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit ndërsa ka propozuar anëtarët. Ata janë Damian Gjiknurin, Arben Isaraj, Saimir Tahiri, Armando Subashi, Bashkim Fino dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga maxhoranca do të jenë: Ilir Rusmaili, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Enkeled Alibeaj, Arenca Trashani, Viktor Gumi. Diten e djeshme,Kreu i komisionit Ilir Rusmali deklaroi se numri i anëtarëve që marrin pjesë në komision nuk është ende i qartë dhe se nuk është zgjedhur ende kryetari i tij. Nderkohe, në një reagim per mediat deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se praktika e ndjekur në komisionin e ligjeve tregon qartë se maxhoranca nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës.