E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Bashkepunim mes partive shqiptare

Ndërsa në Shkup është mbajtur Takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut (A5),në kuadër të kryesisë maqedonase, e ku Shqipëria është përfaqësuar me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, janë zhvillur një sërë takimesh me përfaqësuesit e faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
Mësohet se Haxhinasto është takuar me kreun e BDI Ali Ahmeti, me kreun e PDSH Menduh Thaci, kreun e PDR Imer Selmani. Gjatë takimit, Ministri i Jashtëm ka kërkuar një bashkëpunim mes partive shqiptare për zbatimin e marëveshjes së Ohrit e njekohësisht për integrimin e Maqedonisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›