Topalli: KE te nise hetimet, per raportin e Marty
“Raport i pabazuar në asnjë fakt. Për këtë duhet të paraqese fakte per akuza. Nese ska fakte, KE te nise hetimet”. Kjo ishe deklarata e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa sqaroi sot opinionin publik per rastin e Dick Marty.
Raporti i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Dick Marty, i cili akuzon UÇK-në dhe pikërisht grupin e luftëtarëve Drenica, i udhëhequr nga Hashim Thaçi për trafikimin të burgosurve serbë për qëllime të trafikimit të organeve dhe armëve, është cilësuar nga Topalli si një raport totalisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet.
Sipas raportit të raportuesit Dick Marty i bërë publik dje nga gazeta britanike “The Guardian”, flet për një hetim dy vjeçar që senatori Dick Marty kreu për të hetuar krimin e organizuar në Kosovë mbi trafikun e organeve nga UÇK-së gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës me Serbinë në vitin 1999.