PS: Prifti te sqaroje pasurine, 1.8 milione euro
Per Partine Socialiste, shuma prej 1.8 milione erosh te shtuara gjate vitit 2009 ne llogarine e ministrit te Ekonomise Dritan Prifti, eshte e pajustifikueshme. Duke e cilesuar si nje vit te veshtire ekonomik per shqiptaret, zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, kerkoi dje transparencen e te ardhurave te Ministrit te Ekonomise. “Cfare eshte ky minister qe brenda 1 viti, e shton pasurine ne menyre te pakuptueshme, nderkohe qe shqiptaret te cileve ai duhet tu sherbente, jane varferuar dhe perballen me rritje te paimagjinueshme cmimesh”, u shpreh Imeraj. Zedhenesja e PS, ka hedhur dyshime mbi menyren e perftimit te shumes prej 1.8 milione euro, duke shtuar se ministri ne fjale nuk eshte i vetmi ka pasuri te pajustifikuar. “Si mund te justifikohen keta njerez te cilet shfrytezojne postin dhe detyren, jo per te bere pune per shqiptaret por per te abuzuar dhe per te mbushur xhepat e tyre, si ne rastin e Ministrit Prifti me plot 1,8 milione euro”, u shpreh Imeraj. Ajo u shpreh se jane disa ministra, funksionare te larte dhe familjare te anetareve te kabinetit qeveritar qe gjate vitit te fundit “kane shtuar disa here pasurine e tyre”. Akuzat e Partise Socialiste per pasurite, jane bere pas publikimit te deklarimit te pasurive te zyrtareve per vitin e kaluar.
Deklarimi i pasurise
Ne deklarimin e pasurise se ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, nuk rezulton se te ardhurat e tij gjate vitit qe lame pas arrijne ne vleren qe deklaron Partia Socialiste. Inspektorati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive ka bere pasqyrimin e te gjitha te ardhurave te ministrit dhe te bashkeshortes se tij, nga te cilat shuma e deklaruar nga zedhenesja e PS-se prej 1.8 milione eurosh nuk gjendet e pasqyruar.