E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Te ngrihet komisioni hetimor

Qamil Xhani
Partia Socialiste, ka bere dje interpretimin e rezolutes se Parlamentit Evropian, duke deklaruar se nderkombetaret kane kerkua hetimin e te gjitha materialeve elektorale. Nga ana tjeter, selia roze, ka kerkuar ngritjen e nje komisioni te ri hetimor, me shumice dhe drejtues nga opozita. “PE kerkon ngritjen e nje komisioni te ri hetimor, duke e bere nul perfundimisht komisionin e Saliut. Komisioni i ri hetimor, duhet te kete rregulla te qarta, shumice te opozites dhe te drejtohet nga opozita”, u shpreh dje ne nje konference per mediat, deputeti i PS-se, Taulant Balla. Selia roze, vleresoi se pika me e debatueshme, ajo qe ka te beje me hapjen e kutive te votimit, ne rezoluten e PE-se, eshte perfshire ne shprehjen “materiale zgjedhore”. “Rezoluta e Parlamentit Evropian, shkon edhe me tej, duke kerkuar qe komisioni i ri hetimor, me shumice dhe kryetar te opozites, te kete mandat per te hetuar, materialet elektorale te zgjedhjeve te fundit”, tha Balla. Sipas deputetit te PS-se, keto jane dy elementet kryesore te dokumentit te miratuar pak dite me pare nga PE-ja. Ndersa pjesa tjeter e zhvillimeve ne vend, sipas Balles, nuk ka njohur ndryshime. “Rezoluta e Parlamentit Evropian, tregon fare qarte jo vetem se kriza ne Shqiperi nuk eshte zgjidhur, ashtu sic pretendon Sali Berisha, por ajo po vazhdon te thellohet, dhe nese zgjidhja nuk gjendet sa me shpejt te jete e mundur, kriza politike rrezikon seriozisht te gjitha proceset integruese te vendit”, tha Balla. Deputeti i PS-se, ka theksuar se rezoluta percakton dhe menyren sesi duhet te zgjidhet kriza ne vend. Duke permendur nisjen negociatave per ngritjen e komisionit, Balla argumentoi se komisioni i ngritur me pare, eshte i pavlefshem. Sipas Balles, Parlamenti Evropian nuk i beson formules se propozuar nga Kryeministri Sali Berisha, per ngritjen e komisionit te pare hetimor. Ai u shpreh se opozita eshte gatshme te vere ne zbatim menjehere rezoluten e Parlamentit Evropian, duke mundesuar dhe zgjidhjen e situates politike ne vend. Deputeti i PS-se, theksoi se qellimi i hetimit nuk eshte qe te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve, por te zbardh te verteten e zgjedhjeve te vitit te kaluar. “Parlamentit Evropian, kerkon zgjidhjen e menjehershme te krizes politike, permes ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar te ri, me shumice dhe kryetar te opozites, qe ka mandat hetimor per materialet elektorale me qellim transparencen e procesit te 28 qershorit”, tha Balla. Deputeti i PS, theksoi se per hir te integrimit te vendit, PS-ja eshte e gatshme ta vere ne zbatim nje rezolute te tille sa me pare.

Debati per materialet zgjedhore
Permendja e fjaleve “materiale zgjedhore” ne rezoluten e Parlamentit Evropian, eshte dhe pika ku opozita dhe mazhoranca bejne nje lexim te ndryshem. Kryetari i PS-se, Edi Rama, u shpreh dy dite me pare se hetimi i materialeve zgjedhore, perfshin dhe hapjen e kutive te votimit. Nga ana tjeter, eksperte te Kodit Zgjedhor, por edhe perfaqesues te mazhorances, deklaruan se ky eshte nje lexim i gabuar i dokumentit te PE-se. Perfaqesues te mazhorances kane deklaruar se per Parlamentin Evropian, ceshtja e kutive te votimit tashme eshte e mbyllur. Nga ana tjeter, kunder interpretimit qe i bene rezolutes kryetari Rama dhe deputetet e PS-se, ka dale dhe nje prej hartuesve te Kodit Zgjedhor, Kastriot Islami. Ne nje deklarate te bere dy dite me pare, ai e cilesoi si te gabuar interpretimin e Rames, duke shtuar se rezoluta nuk u referohet ne asnje rast ceshtjes se kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›